Kryeprokurori bullgar reagon pas tragjedisë ku vdiqën 46 udhëtarë
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 23 November 2021
Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev u ka shprehur ngushëllime popullit të Maqedonisë së Veriut, pas aksidentit tragjik ku gjetën vdekjen 46 persona, kryesisht shqiptarë.
Në një letër drejtuar homologut të tij maqedonas, Ljubomir Yoveski, Geshev tha se prokuroria bullgare do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën e Strumës.
Hetimi, i cili i është caktuar Shërbimit Hetimor Kombëtar, do të bëhet nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit – Sofje dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit, raporton gazeta bullgare, Duma.
Mediat bullgare kanë raportuar se mes viktimave, pesë ishin fëmijë.
Autobusi, i cili ishte nisur nga Stambolli për në Shkup u aksidentua në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje dhe me pas u përfshi nga flakët.
Ndërkohë shtatë pasagjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentitë rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet.

T� tjera
-
Reshjet e borës vazhdojnë në Kosovë, këto janë rrugët e mbuluara
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët në Koso...
-
“Shqipëria është zemra e bashkuar e kombit”, Lladrovci dhe Hoxhaj festojnë 28 Nëntorin në Tiranë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti i Partisë Demok...
-
Mrekullia mes tragjedisë – Dr. Genc Shala rrëfen momentet emocionuese të shpëtimit të Amserës nga rrënojat në Restelicë
Një nga ngjarjet më prekëse që ka përjetuar gjatë angazhimit të tij në ushtri...
-
ALARMUESE: Mjeku ngre shqetësimin për numrin e madh të rasteve me diabet të tipit 1
Endokrinologu Genc Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të perso...
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...
-
Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urim...
-
Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, ësh...
-
Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e m...
-
Studio e Baletit “Aurora Wellness” shënon 28 Nëntorin me shfaqje artistike
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Studio e Baletit “Aurora Wellnes...
-
Murati për Ligjin e ri të Speciales: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën
Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, duke folur për ligjin e ndryshuar për...
-
Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhu*në
Dhuna ka shpërthyer të shtunën në Tiranë, gjatë një proteste të udhëhequr nga...
-
Gruaja e vetme përleshet me policinë në Tiranë, rrëzohet dhe tërhiqet zvarrë
Një grua është rrëzuar në rrugë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për s...






























