Lajme

Kryeministri serb Vuçeviq: Nuk do të heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 04 May 2024

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim.

Ai tha se anëtarësimi i plotë nuk është afër, por jo për fajin e Serbisë dhe se Brukseli duhet të vlerësojë nëse është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

“E theksoj edhe një herë, ne nuk do të heqim dorë nga lufta për sovranitetin dhe integritetin tonë. Serbia, e udhëhequr nga SNS, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara nuk do të ketë sukses. Lufta nuk është e barabartë, por në fund do të fitojmë!”, tha Vuçeviq në një intervistë për Novosti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera