Sport

Kroos: Jam optimist për ndeshjen kundër PSG

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 13 February 2018

Pavarësisht se në La Liga nuk po kalojnë ditët më të mira, te Real Madrid ka optimizëm për Champions League.

Është mesfushori Toni Kroos që ka thënë se dëshiron të jap kontribut për skuadrën në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

Gjermani ka thënë se pavarësisht formës, ata mund ta përmbysin çdo skuadër me të cilën përballen.

-Advertisement-

“Mendoj se njerëzit kanë bërë pyetjet e njëjta për ne edhe sezonin e kaluar kur ishim kampion sepse gjithmonë ka gjëra të komplikuara”.

“Në kampanjën e Champions League, në luajtëm kundër Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Juventusit në finale, duke përsëritur suksesin e vitit 2016”.

“Kështu që unë po shikoj përpara që të luajë në kësi ndeshje. Do të jetë vështirë, natyrisht, sepse PSG është ekip i madh, por që edhe ne jemi”.

“Jam i etur që të luaj dhe ato i shoh me optimizëm”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera