Fun & Video

Kritikohet blogerja që pozoi pranë arkivolit të babait

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 28 October 2021

Blogerja e njohur u kritikua shumë për publikimin e fotografive duke pozuar para arkivolit të hapur të babait të saj.

Në foto, Jayne Rivera, 20 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi, ndërsa qëndronte duke pozuar pranë arkivolit të babait, i cili ishte stolisur me një flamur amerikan.

Rivera, nga Florida, i tha NBC News në një intervistë se ajo “e kuptoi pritjen negative”, por sqaroi se fotot janë bërë “me qëllime të mira në një mënyrë që babai i saj do ta kishte miratuar nëse ai do të ishte gjallë”.

-Advertisement-

Rivera tha se i postoi fotot në Instagram në të njëjtën ditë kur u shkrepën.

Fotot shkaktuan reagime të shpejta në rrjetet sociale.

Ajo gjithashtu pohoi se Instagram e kishte çaktivizuar llogarinë e saj “pa dhënë asnjë arsye”, duke shtuar se ajo kontaktoi aplikacionin e ndarjes së fotove për qartësi sepse tha se “asnjë udhëzim i komunitetit nuk u shkel kur u publikuan fotot”.

Instagram nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të mërkurën.

Llogaria e saj në Instagram nuk ishte e disponueshme që nga pasditen e së mërkurës, por llogaria e saj TikTok, e cila ka grumbulluar më shumë se 300,000 ndjekës, ishte ende aktive.

Babai i saj, Jose Antonio Rivera, vdiq më 11 tetor – dy ditë pas ditëlindjes së tij të 56-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera