Lajme

Krisafi: Gjyqi në Hagë është politik

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 03 April 2023

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, ka analizuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku ai procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. e quajti si politik dhe për të njollosur disa figura të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Padiskutim, s’ka asgjë me të vërtetat e karakterit juridik aty. Aspekti juridik është thjesht një alibi për të mbuluar një qëndrim të caktuar politik që është marrë përkundrejt, nuk do thosha Kosovës, por disa njerëzve që ishin dhe janë në krye të Kosovës.”

Profesor Krisafi solli në vëmendje dhe dënimet minimale që shumica e serbëve të akuzuar për krime lufte ka marrë, përkundër dënimeve të dhënë për ish-luftëtarët e UÇK-së.

-Advertisement-

“Ndodh që 4 drejtues nga më kryesorët të luftës dhe të UÇK-së kanë dy vjet që rrinë në dhomat e paraburgimit. Ndërkohë të gjithë ata që janë kapur dhe janë akuzuar si autorë të veprave makabre kundrejt Kosovës dhe kosovarëve, janë dënuar me 12 muaj, 20 muaj dhe pastaj kanë dalë nga burgu, kanë hyrë në Parlament e kanë krijuar parti të ndryshme.”

Dhomat e Specializuara për Kosovën u ngritën mbi raportin e ish-senatorit zviceran DickMarty në lidhje me pretendimet për përfshirje në trafik organesh të UÇK-së, pretendime që sipas profesor Krisafit kanë rënë.

“Dick Marty dhe ata që qëndrojnë pas tij, në mënyrë të veçantë Beogradi që i ka dhënë dosje të falsifikuara, ishte një tentativë për të përlyer një luftë të lavdishme. Betejat e shqiptarëve në krye të asaj lufte, ishte dhe mbetet e shenjtë dhe nuk mund të njolloset.”

Profesor Krisafi e quan gjithashtu të padrejtë mbajtjen në paraburgim të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Procesi që filloi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të zgjasë për një kohë të gjatë, deri në pesë vjet. Të katër, ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë deklaruar të pafajshëm./Klan News

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera