Rozë

Kris Jenner në telashe, akuzohet për ngacmim seksual

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 02 October 2020

Kris Jenner është akuzuar për ngacmim seksuale ndaj ish-trupërojës, Williams. Ka qenë vetë ai i cili e ka paditur yllin e Kardashianëve, vajzën e saj, Kourtney Kardashian dhe kompaninë e sigurimit.

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga avokati i Jenner i cili i mohoi pretendimet e rreme të Williams.

“Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian mohojnë pretendimet plotësisht të rreme të bëra nga ish-roja i sigurisë, Marc McËilliams. Pretendimet e tij absurde janë të trilluara qartë dhe janë në kundërshtim me faktet e konfirmuara”-lexon deklarata e bërë nga avokati.

-Advertisement-

“Kris kurrë nuk veproi në mënyrë të papërshtatshme ndaj tij. Kompania e sigurisë ndaloi caktimin e McËilliams për të punuar atje pasi roja ishte kapur vazhdimisht duke fjetur në makinën e tij në punë. Në mënyrë domethënëse, McËilliams kurrë nuk i bëri asnjë ankesë punëdhënësit të tij në lidhje me Kris derisa shpiku këtë pretendim qesharak një vit më vonë”.

“Megjithëse Kourtney është përmendur në padi, ajo nuk akuzohet se ka bërë ndonjë gjë të papërshtatshme dhe as nuk e bëri atë. Kur Kris dhe Kourtney mposhtin këtë proces gjyqësor joserioz, ata synojnë të padisin menjëherë McËilliams dhe avokatët e tij për ndjekje penale me qëllim të keq.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera