Kriptovalutat nuk janë stabile, mund të rrëzojnë internetin
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 09 July 2018
Bota e kriptovalutave nuk është e gatshme të jetë në qendër të vëmendjes financiare dhe sa i përket shërbimeve të mëdha financiare, ajo nuk do të jetë kurrë, konsideron Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS).
Në raportin e tyre vjetor, një artikull i ashpër në 24 faqe, thuhet se bitcoin dhe kriptovalutat e ngjashme kanë një “seri të mangësive” që do t’i pengojnë ato që të përmbushin pritjet që kanë nxitur një shpërthim interesi dhe investimesh, transmeton KosovaPress.
Ky institucion 88-vjeçar i bazuar në Bazel, Zvicër, thotë se valutat digjitale janë të paqëndrueshme, konsumojnë shumë energji dhe janë mashtrim, kështu që nuk mund të jetë bazë për një shkëmbim financiar në ekonominë botërore.
Pretendimet dhe natyra e decentralizuar e valutave digjitale, në të cilën u krijuan bitcoin dhe imituesit e tij, në të cilat transaksione të ndryshme janë përpunuar në një rrjet kompjuterik të shpërndarë, në fakt janë defekti themelor dhe jo fuqia kyçe.
Në një nga zbulimet më interesante, ata analizuan atë që është e nevojshme në mënyrë që softueri i aftësuar me bitcoin të përpunojë transaksionet digjitale të shitjes me pakicë që aktualisht po bëhen përmes sistemeve kombëtare të pagesave. Meqë është një madhësi enorme, ekspertët besojnë se do të kapërcejnë gjithçka nga telefonat e mençur individualë te serverët, shkruan Bloomberg.
“Ky sistem i lidhur i komunikimit të këtij vëllimi mund të ndalojë internetin”, thuhet në raportin e tyre. Ata theksojnë se si gara për mihje të bitcoinit kërkon një sasi të tillë të energjisë, e cila tani është proporcionale me atë të përdorur nga shteti, si Zvicra.
Sipas CoinMarketCap, vlera e tregut të valutave digjitale këtë vit ra 53 për qind në 280 miliardë dollarë.
“Besimi mund të zhduket në çdo kohë për shkak të brishtësisë së konsensusit të decentralizuar përmes të cilit transaksionet regjistrohen Jo vetëm që ato çojnë në finalizimin e pagesave individuale, por gjithashtu do të thotë se valutat digjitale thjesht mund të ndalen, gjë që do të çojë në një humbje të plotë të vlerës së tyre”, përfundon raporti.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































