Lajme

Krịmet e luftës: Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 28 July 2026

Në zonën e fshatit Kalludër e Vogël në Zubin Potok, kanë nisur gërmimet pasi që dyshohet që në një pjesë aty të ketë një varrezë masive me viktima të luftës së fundit në Kosovë. Në vend të ngjarjes janë ekipet e Policisë së Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se me kërkesë të këtij institucioni dhe me urdhër të Gjykatës “ka nisur zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore në atë zonë”.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatur urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Gjatë së hënës së 27 korrikut, janë arrestuar dy serbë të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Mitrovicës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar personat me inicialet M.J. dhe M.B., të dyshuar se gjatë periudhës së luftës, përkatësisht gjatë vitit 1999, kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtëve, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy