Kreu i grevistëve i përgjigjet Muratit: Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 29 August 2022
Deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se grevistët mund të mbesin pa paga, u është përgjigjur kreu i tyre, me një shprehje të Kryeministrit Albin Kurti, transmeton Gazeta Express.
Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë, ka shpërndarë një artikull nga deklarata e ministrit Murati dhe ka shkruar se “siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Se nuk ta mundëson ligji dhe askush s’mund të jetë mbi ligjin!”.
Shprehja “ndoshta mundësh, por pastaj s’mundësh” është e njohur si e Kryeministrit Kurti, të cilën e kishte përdorur njëherë gjatë qeverisjes së tij të parë, para se të rrezohej nga pushteti.
Në artikullin e shpërndarë nga Sefaj, ishte cituar Murati, i cili tha sot se nuk janë të obliguar t’i paguajnë punonjësit në sektorin publik, që kanë hyrë në grevë prej 25 gushtit.
“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”, tha Murati.
Qe kur filloi greva e shërbyesve civilë për pagesa dhe kushte më të mira, nga Qeveria kanë kërkuar listën e pjesëmarrësve për t’ua pezulluar pagesat.
Sefaj në Frontal të T7 ka thënë të premten se një pjesë e shërbyesve civilë nuk kanë hyrë në grevë nga frika se mund t’u dalë ndonjë problem me vendin e punës.
Ai i ka kërkuar Qeverisë që të mos e pengojë dhe të mos e cenojë të drejtën për të mbajtur grevë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Deda: Shkuarja në zgjedhje është në interes të Kosovës
Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në i...
-
Nëse ju është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Pas një vonese të gjatë, Google lansoi rrjetin Find My Device për gjetjen e t...
-
Haradinaj: Prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit është Kurti, po i rrëshqet toka nën këmbë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurtit “duket që po i rrëshqet...
-
Krasniqi me njoftim të ri: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në ...
-
E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit r...
-
LDK, Kurtit: Nëse ka vullnet për zgjedhje, shkojmë sonte
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, ...
-
“Kurti e gjeti sonte mënyrën për të dhënë dorëheqje”
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjet...
-
Nisin punimet në rrugën Junik-Rastavic, Shehu tregon rëndësinë e saj
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton për punimet për asfaltimin e rrugës ...
-
Kurti pas takimit me Krasniqin: Zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve, stinë më të përshtatshme për mbajtjen e tyre pranvera ose vjeshta
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ...
-
Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit t...
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...