Kulturë

Kreshnik Musolli dhuron “Andërr” për Ditën e të Dashuruarve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 13 February 2019

Për Ditën e të Dashuruarve, Baleti Kombëtar i Kosovës ka përgatitur një shfaqje të veçantë, për të cilën është mbajtur edhe një konferencë për medie.

Baleti “Andërr” do të jetë premierë më 14 shkurt 2019, ndërsa e veçanta e kësaj shfaqjeje është se përfshihet edhe muzika hip hop, që për Trupën e Baletit të Kosovës është diçka e re.

Kreshnik Musolli është balerin, ndërsa kjo shfaqje e sjellë atë për herë të parë si koreograf para audiencës.

-Advertisement-

Ai gjatë konferencës foli për temën e kësaj shfaqjeje.

“Kjo shfaqje si temë kryesore ka kohën, në kuptimin që asnjë njëri nuk mund ta ndal, ta kontrollojë ose ta kthejë, e më së shumti që sot nuk po vlerësohet sa duhet koha. Ky është një realitet i hidhur, ku njeriu po duhet t’i mbajë dy apo tri puna për me arrit mi realizu kërkesat elementare jetësore dhe kjo është arsyeja që ja merr e gjithë kohën dhe nuk arrin të shpenzojë kohë me familje dhe njerëz të tjerë përreth”, u shpreh Musolli.

Shfaqja shpalosë aspektin psikologjik që ndodhë në trurin e njërit prej protagonistëve të shfaqjes, gjë që shprehet figurativisht gjatë performancës dhe i mbetet publikut ta deshifroj.

Premiera e shfaqjes “Andërr” vjen të enjten, më 14 shkurt dhe fillon nga ora 20:00. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera