Lajme

Kremlini: Putini është i hapur për bisedime për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 11 January 2023

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi krizën në Ukrainë, ka thënë Kremlini.

Kremlini ka thënë gjithashtu se arritja e qëllimeve të tij me mjete politike dhe diplomatike është “e preferueshme”, por pozicioni i Ukrainës dhe Perëndimit po e pengonte mundësinë e bisedimeve për momentin, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratën e tij të fundit, Kremlini tha gjithashtu se po bën përparim në operacionet ushtarake rreth qytetit të minierave të kripës Soledar në Ukrainën lindore dhe se ai ka “vrull pozitiv”.

-Advertisement-

Dhjetorin e kaluar, Putin tha se Rusisë mund t’i duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se rezultati i konfliktit duhet të jetë një “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera