Lajme

Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 23 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një vizite në Gjilan, ka takuar strukturat e PDK-së brenda këtij qyteti.

Në një adresim para të rinjve, Krasniqi tha se arsyeja kryesore pse po ka ikje të madhe të tyre nga Kosova është sepse qeveria aktuale nuk po ua përmbush kërkesat e tyre.

“Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit”, bëhet e ditur në komunikatën e PDK-së.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera