Krasniqi s’pret marrëveshje të shpejtë në dialog: Afatizimin e ka shpikur Kurti
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 02 January 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është skeptik se do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në mars të këtij viti. Ai thotë se afatizimi i dialogut është shpikur nga kryeministri Albin Kurti, pasi edhe në bazë të planit franko-gjerman s’ka afatizim për ujdinë finale. Sipas tij, afatizimi i padeklaruar nga ndërkombëtarët nënkuptohet fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2024.
Lideri opozitar thotë se Kurti ra në kurthin e Serbisë për çështjen e targave dhe se gabimet e tij kanë kosto të pariparueshme për vendin. Ai adreson edhe një mori kritikash ndaj Kurtit, duke e quajtur të paaftë për të qeverisur.
“Afatizimin e ka shpikur kryeministri Kurti për të munduar të krijojë një narracion që është i pranueshëm për militantët e tij. Afatizim nuk ka nga partnerët ndërkombëtarë. Afatizimi padeklaruar nënkuptohet fundi i 2023, fillimi i 2024 sepse është një periudhë ku nuk ka zgjedhje në ShBA, BE, Gjermani dhe Francë, por as në Kosovë dhe Serbi së paku të planifikuara. Duke pasur këtë, ata besojnë se mund të ketë një përparim. Por unë personalisht nuk kam pritur dhe as nuk pres që të ketë një marrëveshje kaq shpejtë”, thotë ai për KosovaPress.
Sipas Krasniqit, barrikadat dhe tensionet në veri muajin e kaluar filluan për shkak të insistimit të kryeministrit Kurti për çështjen e targave ilegale, për të cilat më vonë hoqi dorë.
Krasniqi thotë se si pasojë e këtij gabimi, tash në veri s’ka as targa RKS, as institucione të shtetit që veprojnë plotësisht dhe as sovranitet të plotë.
“Krejt kjo filloi një zinxhirë të veprimeve, dorëheqjen e serbëve nga institucionet, dorëheqjen e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve që automatikisht kanë sjellë nevojën kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, pastaj shkoi situata duke eskaluar. Në fund kryeministri prapë e pranoi me vonesë kërkesën amerikane, i shtyu edhe zgjedhjet kushtetuese dhe legjitime që deri tash është dashur të kryhen. Tash si është situata, as nuk ka targa RKS në veri, as nuk ka institucione të shtetit që veprojnë plotësisht, as s’ka kryetar të komunave e zgjedhje lokale dhe as s’ka sovranitet të plotë… Gabimet që i ka bërë kryeministri Kurti kanë pasur një kosto, janë të ndërlidhura me krejt këtë situatë”, deklaron Krasniqi.
Krahas kësaj, kryetari i PDK-së, thotë se viti 2022 ka qenë vit i humbur për Kosovën, pasi në krye ka qenë një qeverisje jokompetente dhe pa vizion.
Siç thotë ai, simboli i Qeverisë Kurti është ura tri metra e përuruar në Istog.
“Ky vit ka qenë një vit i humbur për Kosovën. Realisht ka qenë vazhdimësi e mentalitetit të njëjtë qeverisës që ka qenë në vitin 2021. Një qeverisje totalisht jo kompetente, një qeverisje pa vizion, një qeverisje që nuk guxon të veprojë dhe të ndërmarrë projekte të mëdha. Kanë kaluar dy vjet dhe çka mbahet mend një projekt i Qeverisë Kurti është ajo ura tri metra në Istog që ka shkuar të presë shiritin. Për dy vjet një urë tri metra. Më duket edhe një gurthemel i një çerdheje, a thoshte se do t’i ndërtonte katër-pesë çerdhe në javë i binte apo muaj. Po flas në kuptimin figurativ, ajo ura është simboli i kësaj qeverisje, dy vjet tri metra urë. Ekonomia ka pasur regres të jashtëzakonshëm, inflacioni është rekord, kriza e energjisë, sikur t’i pyesim njerëzit që po na adresohen janë rrit në mënyrë enorme faturat e energjisë dhe s’kemi pasur dimër të ftoftë ende. Ka pasur probleme në arsim, kurrë greva më të mëdha s’kemi pasur. Punëtorët shëndetësorë po largohen nga sistemi publik, pothuajse çdo ditë dhe çdo javë në numër të jashtëzakonshëm që në planin afat-mesëm ka për të shkaktuar telashe”, thekson ai.
Përkitazi me këtë, Krasniqi thotë se gjatë këtij viti do të jenë më dinamikë si opozitë, megjithëse shton se vazhdimisht kanë qenë intensivë dhe aktivë.
“S’besoj që ka shumë qytetarë që kanë pritur të qeveriset kaq dobët. Edhe ne që kemi qenë të bindur se këta nuk dinë as me qeverisë dhe as me mbajt shtet siç thuhet nuk kemi pritur me qenë kaq të dobët. Normalisht pastaj njerëzit kërkojnë një dinamikë tjetër. Por megjithatë, ne duhet të jemi të sinqertë, gjatë vitit 2022 në gjitha platformat ne kemi qenë jashtëzakonisht intensiv dhe dinamik dhe aktiv”, shton lideri opozitar.
Ai përmend edhe reformat e arritura në PDK, duke e fuqizuar rolin e grave dhe dhënien e hapësirës të rinjve.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...