Lajme

Krasniqi: Shteti urgjentisht t’i gjejë dhe t’u japë dënime maksimale të gjithë të përfshirëve në dhunimin e 11 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 29 August 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dënuar ashpër rastin e dhunimit nga pesë persona, të 11-vjeçares në Prishtinë.

Përmes një reagimi në facebook, Krasniqi shprehet se shteti, duhet urgjentisht të gjejë të gjihë të përfshirët në këtë rast, dhe t’ua japë dënime maksimale.

”Sot, fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar.Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave.Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale.Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera