Krasniqi: Në vitin 2022, Kurti tregoi se as nuk do e as nuk di të qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 29 December 2022
Kryetari i PDK-së në konferencën e tij përmbyllëse për këtë vit, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë që janë shfaqur, po dëshmojnë më së miri se si po mbyllet viti për Kosovën.
Sipas Krasniqit, zhvillimet e fundit në vend dëshmojnë se Kosova është duke kaluar në një prej momenteve më të brishta prej se është shpallur pavarësia e Kosovës, ndërsa theksoi se ky vit nuk do të mbahet mend për të mira.
Kryetari i kësaj partie, tha para gazetarëve se ai dhe PDK e kishin paralajmëruar qysh në mars të vitit 2021 se Qeveria Kurti 2 ishte me një kabinet të dobët e me një program të varfër, dhe se këtë vit ata nuk patën as program zhvillimor e as mbështetës.
Kreu i PDK-së, vitin 2022 të udhëhequr nga VV-ja e quajti vit të stagnimit e të pasigurisë sociale për qytetarët si dhe ikjes masive të të rinjëve.
“Duke qenë dëshmitar të ngjarjeve aktuale, jemi të vetëdijshëm se më e rëndësishme se e shkuara është e sotmja, por fatëkeqësisht kjo që është shpalosur para shoqërisë tonë nuk ofron të ardhme për Kosovën. Përkundër se ngjarjet e fundit që po i shohim, e dëshmojnë më së miri si po pëmrbyllet ky vit për Kosovën”, tha Krasniqi.
“Këto zhvillimet e fundit e dëshmojnë se Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta prej se është shpallur shtet i pavarur e sovran. Nuk është e lehtë e as dëshirë e jona që vitin 2022 të mos e mbajmë mend për gjëra të mira, por kjo është kronikë e paralajmëruar nga unë dhe PDK në mars të vitit 2021 kur ishte emëruar Qeveria Kurti 2, një kabinet i dobët me një program të varfër. Edhe përvoja me Qeverinë Kurti 1 na kishin treguar se çka na pret. Gjatë këtij viti kjo qeveri ka promovuar gjithçka përveç program zhvillimor dhe mbështetës. Vit i stagnimit ekonomik, vit i pasigurisë sociale për qytetarët dhe ikjes masive të të rinjve, dhe vit i dështuar politik për shtetin dhe izolimit nga jashtë”
Memli Krasniqi gjithashtu foli edhe për krizën energjetike të muajve më parë, ku siç tha ai e ka paralajmëruar Kurtin për të gjitha elementet e kësaj krize dhe masat që duhej të merreshin, por që Kurti bëri vetëm një zgjidhje siç thotë ai “shtrenjtimin e faturave”.
“Ky vit ka filluar me një atmosferë të paralajmëruar të krizës energjetike, edhe pse si PDK jemi përpjekur ta parlajmërojmë Kurtin për të gjitha elementet e kësaj krize, por përveç reduktimeve të ashpra, Qeveria zgjidhjen e pat gjetur te shtrenjtimi enorm në kurriz të qytetarëve.
“Sot kur kostoja në Kosova është e lartë ndonjëherë si pasojë e ngritjes së çmimeve, më së paku që kanë pas nevojë qytetarët ka qenë keqqeverisja në dëm të tyre”
“Të gjithë e dimë si e trajtoi Qevewria rastin e Astrit Deharin, ku në duart e tyre humbën mostrat e këtij rasti. Çfarë ndodhi nga ta ishte zhvendosje e vëmendjes, e jo për ta gjetur të vërtetën, duke e përdorur vetëm politikisht këtë rast”.
Kryetari i PDK-së tha se viti 2022 ishte vit që tregoi qartë se Kurti nuk ka projekt politik për vendin.
“Ai tregoi edhe një gjë, se as nuk do e as nuk di të qeverisë”, tha Krasniqi, teksoi shtoi se Kryeministri i vendit, Albin Kurti po e shfrytëzojnë mundësinë duke krijuar kriza për të ikur nga përgjegjësia.
“Përgjegjësitë tona si parti politike vitin që po hyjmë janë edhe më të mëdha. Kosova nuk ka të ardhme me këtë Kryeministër, Kosova në vetvete dhe shoqëria e saj kanë të ardhme të sigurtë”, përfundoi Krasniqi.

Të tjera
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, inskenoi rrëmbimin e tij duke i kërkuar para familjes
Një rast i denoncuar si rrëmbim në kryeqytet ka rezultuar të jetë një inskeni...
-
Trump thotë se nuk po mendon të kandidojë për mandatin e tretë, të cilën gjë e kishte përmendur më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ai po mendon të kandidojë për n...
-
Platforma “Liria ka emër” dënon vandalizmin e obeliskut pranë Bibliotekës Kombëtare
Platforma “LIRIA KA EMËR” ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër aktin ...
-
Prishtina edhe sot në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur në botë
Prishtina, edhe këtë të diel është në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur ...
-
Franca dhe BE-ja përpiqen t’i sjellin në Europë shkencëtarët me bazë në SHBA të goditur nga Trumpi
Franca dhe Bashkimi Europian do t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për të t...
-
Ky është polici që goditi me veturë 26-vjeçaren e cila vdiq sot
Ka ndërruar jetë në QKUK, vajza e cila është aksidentuar më 1 prill në Qyshk ...
-
E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq pasi u godit me veturë nga një polic në Pejë
Ka vdekur vajza e cila është goditur me veturë nga një polic në Pejë, ngjarje...
-
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haradinaj: Janë krenaria e shtetit tonë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit në ...
-
Theret me thikë një person në Prishtinë, katër të arrestuar
Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes disa personave në Prishtinë, ku një perso...
-
Aksident i rëndë në Kroaci – dy të vdekur, dhjetëra në spital, përfshirë të mitur
Në një përplasje mes një autobusi me targa të Bosnjë e Hercegovinës dhe një a...
-
Rama: Rruga “Adem Ramadani” hapet nesër, për punën e tunelit e nënkalimit po bllokohemi nga Qeveria
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Adem R...
-
U raportua se u rrezikua stafi dhe pacientët nga një përleshje fizike, SHSKUK e demanton deklaratën e mjekut
Pas raportimeve për një incident të ndodhur të shtunën në Klinikën Emergjente...