Lajme

Krasniqi kërkon reciprocitet me të drejtat e komuniteteve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 09 February 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka deklaruar përpara mediave se komuniteti serb po qeverisë 10 komuna në Kosovë, bashkë me të cilat gëzojnë edhe shumë privilegje të tjera.

Ndërkaq, komuniteti shqiptar dhe të tjerat në Serbi janë “të shtypur”.

“Komuniteti serb në nivel lokal, përveç të drejtave kanë edhe kompetenca të fuqishme, gati sa qeveria qendrore. Madje në disa fusha kanë kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore. Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe” ka thënë mes të tjerash Krasniqi.

-Advertisement-

“Ne besojmë që Kushtetuta dhe praktikat tona në Kosovë ofrojnë të drejtat më të avancuara në Rajon dhe në Evropë. Por nëse Serbia mendon se ajo është shembull dhe model në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve, atëherë ne jemi të gatshëm që dëgjojmë/mësojmë më shumë për Këshillet Kombëtare në Serbi ashtu që edhe ne të zbatojmë një mekanizëm të tillë për komunitetin serb në Kosovë” shtoi ministri i MAPL-së.

Ai madje i bëri pyetje kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nëse ajo është e bindur se të drejtat e komuniteteve janë më të avancuara në Serbi se në Kosovë.

“Jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe diskutojmë për mundësinë e krijimit të këshillit nacional të serbëve, mirëpo praktika na dëshmon se komunitetet në Kosovë kanë më shumë të drejta se komunitetet në Serbi” përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera