Lajme

Krasniqi i VV-së: Listat e veteranëve u frynë nga partitë e dala nga lufta

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 16 June 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, vlerëson problemet e veteranëve kanë gjenezë të hershme.

Krasniqi, në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se listat e veteranëve u frynë nga partitë e dala nga lufta, njofton Klankosova.tv.

“Unë do të përpiqem aq sa mundem, di dhe arrij të them atë të vërtetë që është në natyrën time duke u përpjekur që të mos lëndojë askënd. Çdo e pamirë, hall individual, familjar e ka një burim dhe gjenezë diku. Për bindjen që mund ta argumentoj pasi jam pjesë e realitetit të pasluftës gjeneza e këtij halli që shpërfaqet sot në këtë mënyrë është qysh herët kur me mbarimin e luftës u bë mirë dhe u krijuar kushtet për krijimin e jetës plurale të partive”.

-Advertisement-

“Dolën partitë e reja dhe vazhduan ato që veç ishin, Partia Demokratike e cila dul dhe partitë që identifikoheshin me njerëz që ishin prijës e komandat të luftës këta edhe e kam thënë që iku lufta. Loja e kategorive më të ndjeshme si OVL-në dhe shoqatat e dala nga lufta nuk janë kategoria më e ndjeshme por më ndershme dhe meritore. Partitë politike dhe krahu i luftës bënin i afruan shoqatat e dala nga lufta dhe nevoja për të rreshtuar krah njerëzve që kanë bërë shumë aty filloi të fryhen listat e veteranëve”.

Krasniqi, mes tjerash, thotë se veteranët do të duhej të ngrisnin zërin edhe për cështje tjera.

“Partitë e dala nga lufta bënë fryrjen e listave të veteranëve. Gjithçka nisi aty dhe e keqja është se në vend se të merren me këto kategori filloi loja e tyre me ta dhe fryrjen e listave. Këto shoqata do të duhej të ngrinin çështjet e tjera për t’i dhënë kuptim lirisë dhe ato nuk ngritën asnjëherë zërin kundër çështjeve të caktuara”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera