Lajme

Krasniqi i reagon kryeministrit: Albin Kurti s’ki të drejtë me folë sot, për vdekjen e Deharit fole veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 December 2022

Frashër Krasniqi nga PSD-ja i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti ku ky i fundit tha se është “vendim meritor”, lirimin Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kurti s’ka të drejtë me folë sot sepse sipas tij, ai s’ka folur as për arrestimin e tyre deri në fushatë zgjedhore.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka folur as për arrestimin e Astrit Deharit, deri në momentin kur ai ndërroi jetë në burg.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.

Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.

Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.

Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.

Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera