Krasniqi: Hap i ngutshëm shpallja e organizatave terroriste në veri
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 30 June 2023
Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste, dy organizata të serbëve që veprojnë në veri të banuar me shumicë serbe, “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zasita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).
Këtë veprim të Qeverisë, Kolë Krasniqi, profesor i lëndëve kundër terrorizmit, e vlerëson si të ngutshëm pasi sipas tij, mund të shkaktojë pasoja të natyrave të ndryshme negative politike, njofton Klankosova.tv.
“Shpallja e këtyre dy organizatave si organizata ose dy grupacioneve serbe si organizata terroriste duket se është hap i ngutshëm i cili mund të shkakton, ose ka shkaktuar pasoja të natyrave të ndryshme negative politike për çështjen apo autoritetin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës”, u shpreh Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Krasniqi potencoi se shumë sulme në veri mund të cilësohen lehtë si sulme terroriste, por siç tha ai, jo me rrethanat aktuale politike.
“Parimisht mund të thuhet se në veri kanë ndodhur disa sulme që mund të kualifikohen lehtë si sulme terroriste, i plotësojnë të gjitha kriteret për trajtimin e tyre si sulme apo akte terroriste, por shpallja e tyre në rrethana aktuale që ekzistojnë sot në Kosovë, kur kemi në një anë përpjekjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për stabilizim të gjendjes në Kosovë ku ushtrojnë presione të gjithanshme si ndaj palës kosovare ashtu edhe ndaj palës serbe për ulje të tensioneve dhe në anën tjetër kemi përpjekjet e Serbisë për gjithherë më shumë përpjekje për radikalizëm të veprimeve të faktorit serb në veri”, ka theksuar profesori.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...