Rozë

Jozi zhduket i tëri, i mbyllet edhe Instagrami

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 15 April 2025

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në media.

Të shtunën, gjatë spektaklit të eliminimit, ai qëlloi me shuplakë Gjestin, ku kjo situatë ngriti shqetësime, dhe brenda por edhe jashtë shtëpisë.

Pas daljes nga formati, Jozit filluan t’i shtoheshin ndjekësit në Instagram, por tashmë profili i tij duket se është bllokuar.

-Advertisement-

Nuk dihet ende nëse kjo është rezultat i një vendimi personal për të mbyllur përkohësisht llogarinë apo pasojë e raportimeve të shumta nga përdoruesit, ndoshta si reagim ndaj incidentit me Gjestin.​/GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera