Lajme

Krasniqi fton Bërnabiqin për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave për pakicat

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 18 February 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka ftuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave për pakicave në Kosovë dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.

Kjo ftesë e Krasniqit vjen pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, përcjell Klankosova.tv.

“Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Më poshtë ftesën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera