Lajme

Krasniqi: E mora në shtëpinë time te fëmijët e mi, sot ai mbanë në telefon vetëm foton me mua

Autori: Islam Morina 22:50 | 18 March 2022

“Kam Rastin e Naim Qufajt, një djalë i ri ka qenë 17 vjeç, i cili është plagosur në Dukagjin dhe më pas e kanë dërguar në njërin prej Spitaleve Shqiptare, diku afër Pejës, ku edhe e kanë trajtuar. Mirëpo gjatë ofensivës së serbëve ai spital ka rënë në duar e tyre dhe i kanë zënë edhe pacientët që ishin aty. Naimin e kanë dërguar në Pejë, prej nga Kryqi i Kuq e ka sjellë në Prishtinë. Edhe pse ka qenë në kraharor i plagosur e kanë sjellë në Kirurgjinë Vaskulare, ku për fat kam qëlluar unë dhe Dr. Sadri Bajraktari e Valbon Gashi”, rrëfen për “ZËRAT E LUFTËS” Dr. Salih Krasniqi, se si e kishte njohur asokohe 17 vjeçarin Naim Qufaj, i cili edhe pse i ri ishte plagosur në betejë me serbët si ushtar i UÇK-së.

Ai tutje vazhdon të tregoj se si Qufajn e mori në shtëpi, pasi e pa se serbët donin ta dërgonin në burgun e Beogradit, ku e priste mbase edhe pushkatimi i sigurt, si shumë patriotë të tjerë.
“Për fat të mirë e mora Naimin dhe e kam dërguar në podrum kinse po i bëjmë disa analiza, prej nga e futa në veturë dhe e kam dërguar në shtëpinë time ku ka qëndruar 12 ditë me djemtë e mi dhe vajzën. Mirëpo kish problem me të se shumë pak hante, nuk donte asgjë vetëm ujë pinte. Për aft të mirë rashë në kontakt me këngëtarin Ismet Bexheti, nëpërmjet Sinan Vllasaliut dhe Migjen Kelmendit dhe e dërguam në Preshevë me teknikun Fadil Latifin, i cili i kishte miqtë atje, nga ku e ka marrë Ismeti në Kumanovë… Pas luftës Ismet Begjeti ka bërë muzikë në dasmën e tij dhe të tre vëllezërve të tij. Mirëpo atë ditë unë edhe pse dasmë kam qarë se më kujtoheshin vuajtjet e hjekitë e tij. Shpesh më thirrë dhe në telefon e ka vetëm foton me mua”, shkrehet në vaj doktori që pacientin e tij e trajtoi sikur të ishte fëmiu i tij, e i cili rron në sajë të doktorit, i cili rrezikoi jetën e tij dhe familjes së tij për ta shpëtuar.

Kujtojmë se kësaj të premte Dr. Salih Krasniqi, ka promovuar botimin e dy librave të tij me titull “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat serbe në QKUK, gjatë periudhës 1998 – 19999 (Libri I dhe II me plotësime).

-Advertisement-

Emisioni “ZËRAT E LUFTËS” nga Islam Morina, është prodhim i Gazetës Infokus, që sjellë rrëfime autentike të atyre që u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të kryera nga regjimi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë. /Gazeta Infokus/

Rrëfimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera