Lajme

Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 16 February 2023

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se rastin e Astrit Deharit e ka shfrytëzuar vetëm për fushata.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ende pa ardhë kryeministri Kurti në pushtet nuk do ta zbardhte rastin e Astritit.

“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit. Kemi kërku drejtësi tash e 2 vjet e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend. Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse, nuk u konvenon. Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij. Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë. #drejtesiperAstritin”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera