Lajme

KQZ tregon se kur do të përfundojë rinumërimi

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 21 November 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor po arrin të përfundojë procesin e rinumërimit më shpejt se sa që e kishte menduar.

Valmir Elezi tha për Gazetën inFokus se procesi rinumërimit do të përfundojë të dielën.

“Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfunodojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i” tha Elezi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%.

“Duke qenë se kanë mbetur për t’u rinumëruar 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%, po besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, të dielën” tha Elezi.

Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune është rreth 130 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit dhe brenda 7.5 ditësh mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, është rreth 130 vendvotime”, përfundoi Elezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera