Lajme

KQZ tregon edhe sa vendvotime janë rinumëruar

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 20 November 2019

Gjatë ditës së mërkurë deri në orën 16:00 janë rinumëruar edhe 63 vendvotime.

Këtë e bëri të ditur për gazetën inFokus, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ.

Sipas Elezit numri total i vendvotimeve të rinumëruara është 903 nga 1407 që do të rinumërohen.

-Advertisement-

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, tha Elezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera