Lajme

KOSTT konfirmon se Kosova ka blerë rrymë nga kompania GEN

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 06 October 2022

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë edhe në Beograd.

Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit. Mehmeti tha se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh.

Megjithatë edhe pas insistimit të deputetit Ferat Shala për shtetet që tregton Kosova rrymë, Mehmeti nuk pranoi të përmend emrat e shteteve. Kujtojmë se kompania GEN me zyrë në Beograd, së cilës i plasi një skandal në Slloveni, ku dyshohet se përfshihet edhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj.

-Advertisement-

Kryesuesi Bordit të KOSTT, Mehmeti gjatë intervistimit ka folur edhe për devijimet në sistemin energjetik dhe për humbjet në sistem./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera