Lajme

KOSTT ka një njoftim për banorët e Ferizajit

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 05 March 2022

Sot me 5 mars 2022, në ora 12:51 është paraqitur një problem në fushën e transformatorit TR 3 110/10 kV në NS Ferizaj 1, përkatësisht në releun e kyçjes së ndërprerësit në anën 10 kV, me ç’rast ka reaguar mbrojtja mbirrymore dhe ka dalë nga puna transformatori në fjalë.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT dhe KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme për eliminimin e problemit të paraqitur.

Si pasojë e kësaj rënie konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR3 110/10 kV në TS Ferizaji 1 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 2 orë e 41 minuta me ngarkesë rreth 30 MW.

-Advertisement-

Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në Rrjetin e Transmetimit dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera