Sport

Kosovën e duan falas, FFK-ja bie në hall me politikanët “VIP”….

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 26 March 2019

Politika mundohet gjithmonë që të përfitojë nga sporti dhe futbolli në përgjithësi, sidomos ku ka suksese të fushës së blertë. Ky është rasti edhe i Kosovës, që në pak kohë si përfaqësuese, e njohur nga UEFA dhe FIFA, i ka bërë të gjithë për vete.

“Dardanët” e kanë mbushur plot e përplot stadiumin e Prishtinës, por mbipopullim në tribunën “VIP” të këtij impianti sportiv ka pasur edhe nga drejtuesit më të lartë të shtetit më të ri në Ballkan, si dhe politikanë të ndryshëm. Mirëpo, së këndejmi duket se buron një problem për Federatën Kosovare të Futbollit.

Këta “tifozë” VIP-a nuk paguajnë për vendet ku ulen, çka i redukton të ardhurat nga shitja e biletave. Këtë shqetësim e ka ngritur vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, duke folur për Zëri”: “Shqetësuese është puna e biletave.

-Advertisement-

Jemi duke e shqyrtuar opsionin që të gjitha biletat të dalin në shitje, që edhe punëtorët e federatës, nëse duan të futen në stadium, ta blejnë biletën. Ka shumë shpenzime për sektorin VIP të stadiumit. Shumë instuticione kërkojnë bileta aty, por ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje.

Personalisht, kam qenë i ulur në fund të tribunës VIP, në mes të dy karrigeve, që të mos më shohë askush. Secili shikon interesin e vet dhe nuk interesohen për federatën. Po shqyrtojmë mundësinë që të gjitha biletat VIP t’i bëjmë me pagesë dhe kush do që të ulet aty, le të paguajë. Është e pandershme që dikush të kërkojë bileta në emër të instuticionit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera