Kosovarët shpenzuan afër 500 mijë euro për mishin belg
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 23 March 2018
Në sofrat e kosovarëve lehtësisht ka mundur të kalojë “mish i prishur”. Madje mund të ketë edhe nga ata që e kanë konsumuar këtë lloj mishi, që u eksportua nga kompania belge “VEVIBA”, e cila dyshohet të ketë manipuluar me përmbajtjen e mishit dhe etiketat.
Sasia e mishit që ka hyrë nga vendi që dyshohet se importoi mish të prishur, në Kosovë, në dy vitet e fundit nuk është e vogël.
Vetëm në 2 vitet e kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë më se 633 mijë e 150 kilogram mish të llojeve të ndryshme nga Belgjika.
E për tërë këta mish, qytetarët e vendit më të varfër në rajon kanë shpenzuar 467 mijë e 174 euro, shkruan Infokusi.com.
Krejt kjo sipas statistikave të Doganave të Kosovës, që ka siguruar Infokusi.
Në bazë të këtyre statistikave, viti kur nga ky vend u importuar më së shumti mish është 2016-ta. Më shumë se 276 mijë e 916 kilogram mish u importuan gjatë atij viti, në vlerë prej 244 mijë e 700 euro.
Ndërsa, ky mish u përket disa llojeve.
“Janë importuar mish gjedhi, pule, mish prej gjelave të detit, të tjera të brendshme nga pula e krahë të pulës”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Ndryshe, shqetësimi për përdorimin e mishit nga kosovarët është aktualizuar së fundmi. Para pak ditësh u zbulua skandali me mish të prishur e të vjetër 12 vjet e që vinte nga Belgjika, për të cilët u vërtetua se ishte destinuar për kafshë, e që nuk përjashtohet mundësia që do t’u servohej njerëzve.(A.Shabani)/Infokusi

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...


































