Lajme

Kosova pranohet në Eurovizion

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 January 2018

Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK), është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Evropian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.

Gara e cila i bën bashkë të gjitha shtetet e kontinentit të Evropës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Evropian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Evropian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë. Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Evropës në përgjithësi.

-Advertisement-

Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.

Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera