Kosova po zhvillohet më shpejtë se që pritej
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 October 2021
Kosova po i kthehet zhvillimit ekonomik shumë më shpejtë se që pritej pas recesionit të shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Kështu vlerësohet në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Rimëkëmbje e Gjelbër”, që u publikua të enjten nga Banka Botërore.
Prodhimi në vitin 2021 në Kosovë, sipas këtij raporti, pritet të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë.
“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind pas një rikthimi më të fortë sesa pritej në vizitat e diasporës, rikthimin e besimit të konsumatorëve, dhe rritjen e kredive për konsum. Eksportet e mallrave vazhduan zgjerimin dhe diversifikimin gradual të tyre nga viti 2020”, thuhet në raport.
Megjithatë, presionet e ndjeshme të inflacionit, kryesisht nga çmimet më të larta të importit, mund të minojnë një rimëkëmbje më të fortë në investimet private.
“Të hyrat publike po përjetojnë një rikthim të paparë për shkak të aktivitetit më të lartë ekonomik, por edhe për shkak të inflacionit më të lartë dhe masave të përmbushjes tatimore. Si rezultat, dhe kundrejt nën-ekzekutimit në investimet publike, deficiti fiskal pritet të ulet në 2021”.
Por, edhe valët dhe variantet e reja të pandemisë mund të rëndojnë perspektivën e rritjes nëse rivendosen kufizime më të rrepta ndërkombëtare apobrenda vendit në lëvizje.
Sipas menaxherit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të veriut, Massimiliano Paolucci duhet të krijohet një shtytje për më shumë mundësi ekonomike, me politika dhe investime që fokusohen në reforma afatgjata për të transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së Kosovës në një model që krijon vende të punës duke u udhëhequr nga produktiviteti më i lartë.
Ai vlerëson se perspektiva për tërë rajonin është përmirësuar ndjeshëm, me rritje të PBB-së që tani parashikohet të arrijë në 5.9 për qind në 2021, pas tkurrjes prej 3.1 për qind në vitin 2020.
Rimëkëmbja në të gjithë rajonin vjen për shkak të fuqisë si në kërkesën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.
Një rikthim i mprehtë i konsumit të brendshëm dhe udhëtimeve në të gjithë Evropën ndihmoi në rritjen e remitancave të emigrantëve si dhe flukseve hyrëse të turizmit gjatë sezonit të verës të vitit 2021. Një rimëkëmbje e fortë në ekonomitë e përparuara i dha gjithashtu hov kërkesës për eksportet e rajonit.
Sidoqoftë, rimëkëmbja mbetet e brishtë.
Sinjalet e hershme paralajmëruese nga tregu i punës kërkojnë vëmendje të afërt të nivelit të politikave. Humbjet e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur në mënyrë joproporcionale gratë dhe të rinjtë, gjë që mund të pengojë përpjekjet për të rritur normat historikisht të ulëta të rajonit për sa i përket pjesëmarrjes së tyre në fuqinë punëtore.
Në bazë tëtë dhënave të prezantuara në raport thuhet se papunësia e të rinjve u rrit në 37.7 për qind në 2021 në Ballkanin Perëndimor, me 5.4 pikë përqindjeje nga qershori 2020, duke përkeqësuar më tej perspektivat e punësimit të të rinjve.
“Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor përgatiten për të ardhmen pas pandemisë, qasja ndaj politikave duhet të përqendrohet në adresimin e pengesave kryesore për krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër,” tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
William Walker: Pas vdekjes dua që trupi im të prehet në Reçak
Sikur çdo përvjetor, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka vi...
-
Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e përvje...
-
Mergim Lushtaku: Sa herë përmendet Reçaku, e kujtojmë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
KRU “Prishtina” njofton se ata që nuk paguajnë borxhet do të dërgohen te Përmbaruesi Privat
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ftuar të gjithë konsumatorët ...
-
Arrestohet i kërkuari në Suharekë dërgohet në vuajtje të dënimit me tre vjet burg
Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga ...
-
“Naimi mu lut 1 vit që ta vrạs Liridonën” – Publikohet aktakuza e plotë kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës
Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur akta...
-
I mituri arrestohet për vjedhje dhe sụlm në market në Prishtinë
Mbrëmjen e së martës në Prishtinë një i mitur ka hyrë në ambientin e një mark...
-
Walker, që shpërfaqi gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve, nderon me homazhe viktimat e Reçakut
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker...
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët e saj kanë kuptuar gjithçka, shpresojmë që drejtësia të vijë në vend
Leonard Ademaj është deklaruar para mediave pas konferencës së Prokurorisë Th...
-
Hamza nga Reçaku: Ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenọcidit në Kosovë
Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryemi...
-
“Problemet pasurore”, Prokurorja e rastit flet për motivet që çuan në vrạsjen e Liridonës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë lidhur me rastin e ...
-
Përfundojnë hetimet për vrạsjen e Liridona Ademaj – ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, sot me ...