Lajme

Kosova përmendet në njoftimin e Kremlinit pas telefonatës Putin-Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 29 May 2022

Sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën një bashkëbisedim ku arritën marrëveshje për furnizim me gaz të Serbisë, në një kohë kur perëndimi po i rritë sanksionet pas agresionit rus në Ukrainë.

Vuçiq u shpreh i gëzuar për arritjen e një marrëveshje “shumë të favorshme” për Serbinë për furnizim me gaz, ndërsa Kremlini ka publikuar komunikatën zyrtare të bisedimit në të cilën përmendet edhe Kosova.

“U diskutuan në detaje çështjet e agjendës aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë hapat për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me përfitim reciprok. Në veçanti, u ra dakord që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror të pandërprerë”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

“Shkëmbimi i mendimeve vazhdoi për një sërë temash ndërkombëtare: situatën në Ukrainë dhe zhvillimet rreth Kosovës”, shkruhet tutje në komunikatë.

Tutje thuhet se është rikonfirmuar zotimi dypalësh për forcimin e marrëdhënieve.

“U rikonfirmua prirja reciproke për të forcuar vazhdimisht partneritetin strategjik midis Rusisë dhe Serbisë në bazë të lidhjeve tradicionalisht të ngushta midis popujve të dy vendeve”

Kujtojmë se Putin ka përmendur disa herë Kosovën gjatë agresionit të tij mbi Ukrainën, duke u munduar të arsyetojë sulmin mbi sovranitetin e Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera