Kosova me nivelin më të ulët të kursimeve për kokë banori
Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 30 November 2017
Në 10 bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve, ka arritur mbi 3 miliardë euro.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës,mbi 2 miliard e 100 milion euro janë kursime të ekonomive familjare, kurse rreth 800 milion euro, janë depozita të ndërmarrjeve.
Norma e interesit për kursime është rreth një për qind.
Mbajtja e kursimeve në institucionet financiare në Kosovë, si nga ekonomitë familjare po ashtu edhe nga bizneset, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, tregon për besueshmërinë dhe stabilitetin e bankave komerciale që veprojnë në vend.
Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha për Radion Evropa e Lirë se normat e interesit për depozita janë të ulëtadhe jofavorizuese për klientët, jo vetëm në Kosovë, por në gjitha shtetet e Evropës.
“Norma në depozita është në një nivel shumë të ulët dhe nuk i favorizon kursimtarët, por kjo është një gjendje e përgjithshme, jo vetëm në rajon, por në gjithë Evropën që normat për kursime janë në nivelin më të ulët historik që kemi parë ndonjëherë”, ka thënë Balija.
Në anën tjetër eksperti për çështje financiare, Milazim Abazi thotë se Kosova në krahasim më vendet e rajonit ka nivelin më të ulët të depozitave për kokë banori.
“Megjithatë është e pamjaftueshme dhe kemi kursimet më të vogla për kokë banori në rajon. Kosova ka mundësi edhe më tepër që rriten kursimet e qytetarëve dhe të bizneseve, sikurse të garantohet minimumi i depozitave që aktualisht është 4.000 euro dhe të shkoj në 10 mijë euro. Atëherë kjo do të ndikonte në sigurinë e qytetarëve”.
“Ne mund të themi se kemi banorë të njëjtë me Maqedoninë, por qytetarët e saj kanë 6 milardë euro kursime, kurse Shqipëria ka kaluar mbi 8 miliradë euro kursime”, thekson Abazi.
Ndryshe, përgjegjës për sigurimin e depozitave është Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës. Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një banke është 4.000 euro. Ky limit, parashihet se do të rritet në 5 mijë euro nga viti i ardhshëm.
Shpend Balija, thotë se kursimet e qytetarëve, duhet të llogariten si kapital pozitiv për investime në të ardhmen.
“Është shumë pozitive që qytetarët arrijnë të ndajnë një pjesë nga të ardhurat dhe t’i deponojnë si kursime. Sepse për të bërë investime së pari duhet të kemi kursime, një bazë të mirë të kapitalit dhe pastaj vijojnë edhe investimet”, thotë Balija.
Ndryshe vlera e depozitave e tejkalon edhe shumën e kredive të përgjithshme në nivel vendi. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive ka arritur në mbi 2.4 miliard euro. Nga kjo shumë ekonomitë familjare kanë kredi rreth 900 mijë euro, kurse ndërmarrjet mbi 1.5 miliard euro. Për dallim nga interesi për depozitat, kamatat për kredi sillen nga 6 deri në 7.7 për qind, varësisht nga lloji i kredisë dhe banka komerciale.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...

































