Lajme

Kosova në hap me Francën sa i përket shërbimit të ujit nga çezma

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 04 July 2022

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vendimi që u morr sot nga qeveria e Kosovës për shërbim të ujit nga çezma është marrë nga Franca në janar të vitit 2022.

Ajo thotë se Franca e ka marrë këtë vendim për dy arsye.

“Nga janari 2022 Franca ka obliguar me ligj të gjitha lokalet e gastronomisë të ofrojnë ujë nga çezma. Këtë për dy arsye qasje në ujë të pijes për të gjithë dhe më pak mbeturina nga uji i ambalazhuar”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Tutje ajo shton se do të ketë ujë për të gjithë tani e tutje.

“E në Kosovë lokalet e gastronomisë obligohen ta bëjnë të njëjtën duke filluar nga sot. Ujë për të gjithë!”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera