Kosova ndërmerr masa reciprociteti ndaj Maqedonisë për barriera
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 20 June 2017
Agjencia e Ushqimit e Kosovës ka ndërmarrë masa reciprociteti ndaj Agjencisë së Ushqimit të Maqedonisë, për shkak të mos-respektimit të marrëveshjes së CEFTA-së.
Kjo masë është ndërmarrë pasi Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë nuk është duke dërguar inspektorë në fabrikat në Kosovë, duke penguar kështu eksportin e prodhuesve kosovarë drejt këtij vendi.
Kjo gjë, sipas afaristit Burim Piraj paraqet barrierë jo-tarifore që po e dëmton biznesin e tij dhe bizneset kosovare.
“Ne që nga janari i këtij viti kemi qenë të kontaktuar nga një kompani maqedone e cila është e interesuar të importojë produktet e prodhuara nga kompania jonë, mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk kanë ardhur në inspektim inspektorët maqedonë. Ata në mënyra të ndryshme i prolongojnë këto çështje dhe mund ti quajmë barriera jo-tarifore të cilat nuk kanë drejtë t’i krijojnë.
Sipas marrëveshjes së CEFTA-së, për prodhimet që nuk eksportohen në BE, janë Agjencitë e Ushqimit të shteteve përkatëse që inspektojnë fabrikat e interesuara për eksport. Përderisa Agjencia e Ushqimit të Kosovës brenda një afati të shkurtë pas parashtrimit të kërkesës shkon i inspekton fabrikat në Maqedoni, Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë ka muaj të tërë që nuk inspekton fabrikën e afaristit Piraj. Dhe jo vetëm të tij, ngase ka edhe fabrika tjera që kanë parashtruar kërkesë të tillë, sqaron për Radio Kosovën, drejtori i shëndetit publik në Agjencinë e Ushqimit të Kosovës, Flamir Kadriu. Për shkak të mos-respektimit të marrëveshjeve, ai thotë së tashmë kanë ndërmarrë masa reciprociteti.
“Një kërkesë iu është bërë autoritete të Maqedonisë para disa kohe që me ardhur ata, me e dërgua Komisionin edhe me i pa katër fabrikat tona. Ata nuk po reflektojnë, edhe pse 4-5 herë kemi dërgua shkresa zyrtare, edhe e-maila, ata as nuk përgjigjen e as nuk vinë. Për këtë arsye edhe ne i kemi ndërpre vizitat me shkua tek ata me i miratua fabrikat e tyre, d.m.th një reciprocitet e që na mundëson edhe ligji.
Kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në një përgjigje me shkrim thotë se “pas pranimit të informatës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës dhe kompanisë “MEKA”, MTI ka kontaktuar me Pikën e Kontaktit të Maqedonisë në CEFTA dhe është thënë që shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje. Kurse nesër në Beograd do të mbahet takimi i radhës i Nën-komitetit për Barrierat Tregtare në kuadër të CEFTA-s, ku do të adresohet edhe një here kjo çështje” thuhet në përgjigjen nga Ministria e Tregtisë. Ministria pret që pala maqedonase të ofrojë zgjidhje dhe datën e zgjidhjes së kësaj çështje, në të kundërtën, nëse të gjitha format e dialogut nuk funksionojnë, atëherë është në kompetencë të Agjencisë së Ushqimit të Kosovës t’i konsiderojë masat reciproke.
Ndërkohë, Radio Kosova ka kontaktuar edhe Agjencinë e Ushqimit të Maqedonisë për të marrë një prononcim në lidhje me çështjen, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























