Ekonomi

Kosova me banka të pasigurta, për 1 muaj plaçkiten 7

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 01 October 2018

Bankat kanë qenë cak i vjedhjeve muajt e fundit në Kosovë.

Vetëm për një muaj janë plaçkitur shtatë bankë në tërë territorin e vendit, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

-Advertisement-

Ai ka thënë gjithashtu se kjo gjendje është shqetësuese.

“Një shqetësim është rritja e numrit të grabitjeve, e kemi ngritë këtë shqetësim. Vetëm nga gushti e deri në shtator, shtatë grabitje kanë ndodhur tek bankat që kanë krijuar mjaft shqetësime”, tha Rukiqi.

I pari i Odës Ekonomike ka thënë gjithashtu se ka përkeqësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas tij, vetëm 26 përqind e bizneseve presin shtim të numrit të punësimit. Sipas tij, tri barrierat kryesore mbesin konkurrenca jolojale, mungesa financiare dhe ekonomia informale.

“Vjedhjet dhe pasiguria i akne dhënë imazh tyë keq Kosovës dhe mund të ndikojë në tërheqjen e investimeve të huaja”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera