Kosova humbi 36 milionë euro nga MSA-ja
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 16 November 2018
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asocimit (MSA), nga Kosova me Bashkimi Evropian, para gati tre viteve, ka ndikuar në inkasimin e të hyrave për buxhetin e vendit.
Nga kjo marrëveshje, Kosova për dhjetë muaj të këtij vitit ka humbur 36 milionë euro.
Lidhur me ndikimet financiare kishte paralajmëruar edhe Banka Botërore, duke thënë se janë rreth 70 për qind të të hyrave nga Dogana, të cilat rrezikojnë të bien dhe ato të hyra duhet të kompensohen me të hyra brenda kufirit.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se nga fillimi i vitit deri më tani për shkak të MSA-së ka më pak të hyra në buxhet.
Sipas tij, Dogana për 10 muaj ka grumbulluar 970 milionë euro.
“Brenda dhjetë muajve nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit kemi 36 milionë euro më pak të hyra apo 36 për qind më shumë se sa vitin e kaluar”, tha Berisha.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha për Telegrafin se ka rritje graduale të eksporteve kosovare pas nënshkrimit të MSA-së.
“Gradualisht kemi rritje të eksportit, por jo aq sa duhet. Ajo që mbetet problematike është se ka shumë kritere për eksport sidomos te sektori i produkteve ushqimore”, tha Rukiqi.
Ai tha se në Kosovë duhet të krijohet një ambient më i përshtatshëm për biznes me qëllim që t’i rrisim kapacitetet për eksport.
“Ne duhet t’i ngrisim kapacitetet e kompanive tona për eksport sidomos duke iu krijuar mundësi të certifikimit apo standardizimit. Të njëjtën kohë të shikohen mundësitë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm që të behët biznes”, tha ai.
Rukiqi tregon se janë në bisedime me disa nga ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë që të gjendet një zgjidhje për krijimin e lehtësirave për vizat lidhur me bizneset.
“Viteve të fundit kanë filluar të shfaqen vonesa në caktimin e termineve, pamundësitë e caktimit të terminëve, dhënia e vizave po jepet me një afat të shkurtër dhe në shumë raste po bëhet refuzimi edhe atëherë kur janë plotësuar kushtet. Këtë problematik jemi duke e adresuar me një pjesë të ambasadave, të cilat bizneset kanë më shumë aktivitete tregtare ose ekonomike”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Pronari i kompanisë “Laberioni”, nga Podujeva, Bashkim Osmani, ka thënë për Telegrafin se MSA-ja ka ndikuar në rritjen e eksporteve në biznesin të cilin e drejton.
Sipas tij, me MSA-në përveç rritjes së konkurrencës është rritur edhe numri i konsumatorëve potencial.
“Ne për eksporte në drejtim të Evropës nuk kemi vështirësi. Ne më së shumi i falënderojmë bashkatdhetarët tonë që na kanë ndihmuar rreth informacioneve për të krijuar kontakte dhe këmbimi bilateral, përndryshe shumë pak kemi informacione lidhur dhe MSA-në. Eksporti është rritur, por më shumë me mundësitë tona vetanake”, tha për Telegrafin, Osmani.
Ai tha se biznesi kosovar është duke i plotësuar standardet e vendosura me marrëveshjen e MSA-së.
“Aktualisht ne si biznes i plotësojmë katër standarde që kërkohen për eksport në Evropë. Shumë biznese i plotësojnë standardet dhe se janë të gatshme për eksport”, tha ai.
Osmani tregon se bizneset ende kanë probleme me sigurimin e vizave.
“Vazhdimisht kemi vështirësi me viza. Humbet kohë, kërkohet aplikimi, kërkohet garancioni prej bizneseve përkatëse në Evropë, të harxhohen mjete, të sigurohet hoteli e shumë vështirësi tjera dhe kjo ka kosto”, shtoi biznesmeni Bashkim Osmani.
Marrëveshja e MSA-së ka hyrë në fuqi me 1 prill 2016, ku Kosova ka lidhur marrëveshje për 99.7 për qind të produkteve të saja. 1,204 produkte apo 68.56 për qind janë liberalizuar menjëherë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes dhe në këtë grup janë 160 produkte bujqësore të cilat lirohen nga detyrimet doganore. Pjesa e mbetur prej 541 produktesh bujqësore do të liberalizohen brenda pesë, shtatë dhe dhjetë vjetësh pas hyrjes në fuqi të MSA-së.
Ndërsa, sa u përket produkteve industriale Kosova është pajtuar me Bashkimin Evropian që 4,763 apo 69.84 për qind nga 6,819 produkte të liberalizohen menjëherë, ku 1,740 produkte lirohen nga detyrimet doganore, ndërsa pjesa e mbetur e produkteve industriale do të liberalizohen brenda pesë dhe shtatë vjetësh pas hyrjes në fuqi të MSA-së.

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...


































