Kosova harxhon rreth 600 milionë euro në vit për karburante

Autori: Gazeta inFokus
07:59 | 18 May 2023
Avni Sfishta, ekspert i energjisë në organizatën GIZ, ka thënë se Kosova do të arrijë që deri në vitin 2050 të bëjë balansimin klimatik siç parashihet me Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën.
“Besoj dhe jam i bindur që mund të mbërrihet për arsye se janë disa elemente që shkojnë në favor të vendit. Konsumin më të madh të energjisë e kemi nga sektori i ndërtesave. P.sh. për me i prodhu 1 mijë euro të GDP-së të vendit, ne i harxhojmë 460 euro energji. Ndërsa për me i prodhu 1 mijë euro në vendet e BE-së, shpenzohen 110-150 euro energji” – ka thënë Sfishta në emisionin “Kallxo Përnime”.
Ai ka shtuar se kjo diferencë e madhe tregon se sa ka potencial Kosova për të kursyer energji e në të njëjtën kohë të zvogëlojë edhe konsumin.
“Në sektorin e ndërtesave, nëse e kemi një program të mirë për kursim të energjisë që nënkupton izolim të ndërtesave, e zvogëlon në minimum konsumin e energjisë, pastaj i shtojmë në kulm të ndërtesave burime të riprodhueshme të energjisë etj.” – tha më tej ai.
Në Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën parashihen masat për kodin e ndërtimit, kriteret minimale për performancë energjetike, standardet që duhet t’i plotësojnë ndërtesat e reja, të cilat i nënshtrohen fazës së ndërtimit.
“Është rekomandu masë që është edhe obligim, vendosja e certifikimit energjetik në ndërtesa. Po presim që gjatë këtij viti me ndërtu sistemin, gati jemi në përfundim të plaftormës e cila e proceson lëshimin e certifikatave, me të cilin fillon një standard i ri që ndërtesat duhet të plotësojnë për zvogëlimin e përdorimit të energjisë” – thotë tutje ai.
Kostoja e energjisë në sektorin e transportit, sipas Sfishtës, në Kosovë është më shumë se 600 milionë euro.
“Këtu hyn çmimi i karburanteve. E prej Kosovës po kërkohet që të subvencionojë kerret elektrike, të vendosen pajisje për mbushjen e kerreve elektrike. Në sektorin e energjisë nëse llogarisim kosto sa shpenzojmë në nivel vendi është diku 400-500 milionë euro” – tha Sfishta.

Të tjera
-
Emisari Soresnen njofton për takimin me Vuçiqin: Folëm për disa hapa konkretë që duhen për normalizim raportesh me Kosovën
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që...
-
Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan
Gjykata e Apelit të Kosovës e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në G...
-
Bizneset hoteliere dhe turistike drejt kolapsit për shkak të shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë ndërhyrje urgjente të shtetit
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva,...
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luf*tës
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte të shtunën, tha ministria ruse ...
-
Policia e Kosovës nis procedurat për largimin me forcë të një ish-agjenti serb nga Kosova
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Bre...
-
Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se negociatat me Shtetet...
-
Izraeli sulmoi 150 objektiva në Iran gjatë natës
Izraeli përdori qindra municione për të goditur 150 objektiva në Iran gjatë n...
-
Refuzimi i lirimit për ish-krerët e UÇK-së: Cilat ishin vërejtjet e gjyqtarëve për garancinë e Policisë së Kosovës
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ua kanë refuzuar kërkesën ...
-
Irani i pavendosur për rifillimin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
Irani thotë se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë në negociatat b...
-
Sezoni turistik në Shqipëri, policia angazhohet për monitorim të rrugëve
Për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve gjatë sezonit turistik, struktura...
-
PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në ...
-
Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19
Izraeli ka eliminuar të gjithë negociatorët iranianë që kanë marrë pjesë në b...