Kosova është gati për fitoren e parë në rrugën drejt Evropianit

Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 28 March 2023
Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për ndeshjen e dytë të fazës eliminatore për në Euro 2024.
“Dardanët” vijnë të motivuar pas barazimit në udhëtim ndaj Izraelit, ndërsa sonte e presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trupa e selektorit Alain Giresse e ka mbajtur dje një seancë të lehtë stërvitore para duelit të sontëm, i cili do të fillojë në orën 20:45, shkruan “Gazeta Express”.
Verdhekaltrit janë optimistë se do të dalin fitimtarë ndaj Andorrës, ndërsa do të mundohen të dhurojnë spektakël përballë tifozëve të tyre të zjarrtë “Dardanët”.
Trajneri Giresse ka thënë se ekipi i tij vjen në këtë sfidë i motivuar dhe pa asnjë nënçmim ndaj rivalit, por me synim të qartë.
“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës. Pikën e fituar në Izrael mund ta vlerësoj pozitive, edhe pse kemi mundur ta fitojmë krejt ndeshjen. Andorra autsajder i grupit? Ne nuk e neglizhojmë aspak dhe as nuk e konsiderojmë të dobët. Në këtë garë duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, ka theksuar Giresse në konferencë për shtyp.
Ndërkaq, sulmuesi dardan, Vedat Muriqi ka thënë se kundër Andorrës, ai me shokë do të hyjnë me të vetmin qëllim – fitoren.
“Pa e nënçmuar aspak kundërshtarin, në këtë ndeshje nuk mund ta mendoj dot një rezultat tjetër përveç fitores. Nëse duam të kualifikohemi në Evropian atëherë duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”, ka theksuar Muriqi.
Kosova aktualisht është e treta në Grupin I me një pikë, por me një fitore eventuale sonte mund të ngritet në tabelë.

Të tjera
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...