Kosova e “pushtuar” nga produktet e huaja

Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 31 January 2023
Tregu kosovar është i pushtuar nga produktet e huaja, kjo vërtetohet nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Tregtinë e Jashtme sipas së cilës ka deficit tregtar më të lartë për 13.8 për qind në muajin dhjetor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit paraprak.
Gjatë vitit 2021 sasia e importeve arriti në vlerën mbi 4 miliardë e 684 milionë euro, krahasuar me vitin paraprak, importet ishin rreth 3 miliardë e 300 milionë euro.
E sipas profesorit Mehdi Bekteshi, profesor i ekonomisë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës supozohet që importet e vitit 2022 të kenë qenë mbi 5 miliardë euro.
”Republika e Kosovës ndoshta është i vetmi shtet në kontinentin e vjetër që mezi mbulon me 20 për qind importet e saj me eksportet që i bën. Faktikisht importet tejkalojnë 5 miliardë euro, ndërkaq eksportet nuk arrijnë as 1 miliard euro. Kjo nënkupton që ne çdo vit kemi një deficit në tregtinë e jashtme që sillet nga 2. 3 e deri në 4 miliardë euro”, ka thënë Bekteshi në një prononcim për Gazetën Express.
Eksportet gjatë vitit 2021 ishin 775 milionë duke shënuar rritje prej 345 milionë euro prej vitit paraprak. Por profesori i ekonomisë thotë se kjo nuk është e mjaftueshme.
Ai rendit arsyet të cilat po ndikojnë në ngecjen e eksportit duke përmendur edhe politikat joadekuate shtetërore.
E për të dalur nga kjo situatë kërkon politika më efektive nga shteti si dhe nxitjen e investimeve të huaja ndërkombëtare.
“Përkrahje e sektorit privat që do të orientohet në sektorin e prodhimit që do të eksportojë mallra në tregjet e Bashkimit Evropian dhe mundësia e dytë është tërheqja e investimeve të huaja kryesisht perëndimore të Bashkimit Evropian që do të prodhojnë në Kosovë me qëllim që këto mallra të eksportohen nëpër tregje ndërkombëtare“, thotë profesori teksa tregon sesi mund të përmirësohet bilanci negativ tregtar i Kosovës.
Një tjetër problem të cilin e përmend Bektashi thotë se Kosova nuk i zbaton politikat anti-dumping ( të cilat përdoren kundrejt produkteve të huaja për t’i mbrojtur ato vendore).
“Kosova është pjesë e CEFTA dhe MSA dhe e gëzon të drejtën që të eksportojë në çdo vend të kontinentit të vjetër”, thotë ai.
Por një pjesë e madhe e prodhuesve vendorë sipas profesorit nuk i zbatojnë standardet ISO.
”Bashkimi Evropian ka rregulla strikte për të pranuar produkte dhe prodhuesit tanë duhet t’i zbatojnë ato standarde“, ka deklaruar ai.
Sipas ASK-së rreth 13 për qind e importit gjatë muajit dhjetor ishin ushqimore. Në lidhje më këtë fermeri, Mehdi Bresilla që ka qenë edhe një nga themeluesit e Ministrisë së Bujqësisë tregon disa prej sfidave me të cilat përballen prodhuesit.
“Pas lufte shumë sipërmarrës e kanë parë që më shumë profit mund të kenë me ndërtimtari, kompani shërbyese e industri të tjera sesa prodhim e bujqësi”, ka thënë ai.
Fermeri Bresilla e sheh ndryshe rolin në këtë drejtim – subvencionet e pakontrolluara nuk i konsideron zgjidhje.
“Ka pasur raste kur një kompani ka marrë grant dhe posa ka mbaruar me të ka pushuar aktivitetin biznesor”, ka deklaruar ai.
Më tutje ai thotë se Kosova ka kapacitete për të eksportuar produkte bujqësore që do ta ulnin diskrepancën në mes eksportit dhe importit.
Si rrjedhojë e importeve të shumta, ekonomia kosovare është ndikuar ndjeshëm nga çrregullimi i tregjeve ndërkombëtare, duke e reflektuar inflacionin 19.1 për qind sipas Bankës Botërore.

Të tjera
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...