Sport

Kosova e luan sot ndeshjen e madhe ndaj Polonisë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 04 April 2024

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot përballet me Poloninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ky duel zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku mërkurën mbrëma Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë.

Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit Agron Shabani. Vajzat kanë shprehur optimizëm, duke pranuar njëkohësisht forcën e rivales.

-Advertisement-

Selektori Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses.

Polonia vlerësohet favorite, por në Kombëtare kanë thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo jep shpresë për sukses.

Përballja e sotme mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 17:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera