Kosova dhe Shqipëria, ndër më të varfërat e Europës edhe në 2020
Autori: Gazeta inFokus 00:21 | 10 March 2018
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6,206 dollarë, nga 4,520 dollarë që ishin në vitin 2017, sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndonëse me rritje, ajo nuk është e mjaftueshme për të kaluar shtetet e tjera, duke e lënë sërish atë ndër më të varfërat e Europës. Në vitin 2022, vendi ynë do të renditet në vendin e 100 në botë përsa i përket të ardhurave për frymë, duke lënë pas në Europë vetëm Kosovën, Bosnjën, Moldavinë dhe Ukrainën.
Sipas të dhënave krahasuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shteti që do të ketë të ardhura më të larta në vitin 2022, do të jetë Mali i Zi, me gati 9,100 dollarë, i ndjekur nga Serbia, me 8,011 dollarë, më pas Maqedonia, me rreth 7100 dollarë. Shqipëria pritet t’ia kalojë Bosnjës, që në vitin 2022 pritet të ketë të ardhura për frymë prej rreth 5,800 dollarë. Ndërsa Kosova do të vijojë të jetë më e varfra në Ballkan, me 4,300 dollarë.
Në një intervistë të mëparshme për Monitor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, z.Tao Zheng, ka pohuar se Shqipëria ka mbetur ende një prej vendeve më të varfëra të Europës për disa arsye, si niveli i ulët ekonomik në fillim të viteve ‘90, kriza e vitit 1997, reformat e ngadalta, të cilat kanë bërë që vendi të mos arrijë të tërheqë investime në sektorë me vlerë të lartë. Ai ka pohuar se niveli aktual i zhvillimit ekonomik është rezultat i disa faktorëve.
Së pari, Shqipëria filloi nga një bazë shumë e ulët. Në vitin 1991, ishte vendi më i varfër në Europë me kapital shumë të kufizuar, infrastrukturë të vjetruar, pothuajse asnjë industri dhe institucione të dobëta.
Së dyti, kriza e vitit 1997 ishte një hap i madh mbrapa në procesin e zhvillimit.
Së treti, përparimi në reformat lidhur me zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ka qenë më i ngadaltë. Si rrjedhojë, Shqipëria ka pasur më shumë vështirësi në tërheqjen e investimeve në sektorë me vlerë më të lartë, ka pohuar z.Zheng.
Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45% e mesatares së BE-së.
Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...