Ekonomi

Kosova me 157 mijë qytetarë të papunë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 19 March 2018

Dëshirojnë të punojnë, por nuk gjejnë punë. Numri i kosovarëve që janë në kërkim të një punë po del të jetë goxha i madh.

Janë më se 157 mijë e 400 persona në tërë vendin që aktualisht janë të papunë. Pjesa më e madhe e tyre janë gra, shkruan Infokusi.com.

“Sipas tremujorit të katërt të AFP-së 2017 në Kosovë ka pasur 157,477 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 113,497 nga të cilët ishin meshkuj dhe 43,980 femra”.

-Advertisement-

Kështu thuhet në “Anketën e Fuqisë Punëtore”, për tremujorin e katërt që ka publikuar të hënën Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në bazë të kësaj ankete, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar, është rritur shkalla e papunësisë.

E më shumë se gjysma e të intervistuarve janë të papunë më shumë se 12 muaj.

|”Të intervistuarit e papunë janë pyetur për sa kohë janë të papunë. Një numër i madh (73.7%)i te papunëve raportuan se janë të papunë për më gjatë se 12 muaj. Janë vërejtur dallime të vogla gjinore (75.3% e meshkujve dhe 69.6% e femrave).”, thekson më tej raporti./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy