Koronavirusi po e fut Kosovën në krizë ekonomike
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 22 March 2020
Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Coronavirusi po fut Kosovën në krizë ekonomike.
Por sipas tij, kjo pandemi është vazhdimësi e krizës politike, duke marrë për bazë mosformimin e institucioneve më kohë dhe miratimin në mënyrë të jashtëzakonshme buxhetin për këtë vit.
“Kosova ka hyrë në krizë dhe Coronavirusi është vetëm një krizë nga krizat politike e ekonomike e cila është duke e përcjellë Kosovën që nga kriza e 6 tetorit vitit 2019, vet fakti që kemi pasur një prolongim të institucioneve dhe në këtë drejtim është utopike të mendohet që një buxhet çfarë është miratuar në Kuvendin e Kosovës në rrethana të jashtëzakonshme të jetë i zakonshëm për zhvillim ekonomik”.
“Orientimet buxhetore janë shumë më tepër të komponentë sociale sesa zhvillimore, dhe vet fakti që nga e kaluara kemi shumë projekte të filluara dhe të papërfunduara dhe atë me Qeveri të shumta e dëshmojnë më së miri që megjithatë do të jetë shumë më tepër i natyrës sociale sesa i natyrës zhvillimore”, u shpreh ai.
Ndarja buxhetore sipas Gërxhaliut që nuk iu jep prioritet ndërtimit të autostradave, mund të jetë garanci për zhvillim.
Teksa flet për zhvillimin ekonomik, Gërxhaliu thotë se garanci duhet të jetë sektori privat.
“Ajo që e bënë të veçantë këtë buxhet është që nuk u është jep prioritet autostradave dhe rrugëve ku përfitohet nga tenderomania dhe përfituesit më të mëdhenj janë grupet e caktuara të interesit, por e ka një adresim që të ketë një edukim një shkollim, shëndetësi stabilitet social dhe mbi të gjitha të ketë edukim dhe besoj që në këtë drejtim do të ketë efektet e veta mirëpo nuk duhet pritur mrekulli nga ky buxhet që do të jetë në një mënyrë pompoze i orientuar në zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike”.
“Garanci e zhvillimit ekonomik duhet të jetë sektori privat, deri sa nuk do të kemi politika të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit të sektorit privat atëherë ne do të flasim për një qëndrueshmëri ekonomike por do të jemi shumë larg”, ka thënë ai për EO.
E sa i përket deklaratave të ShBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, ish-kreu i Odës Ekonomike thotë se ato duhen të dëgjohen.
Thotë se rekomandimet e shteteve mike duhet të analizohen me pjekuri, pa emocione dhe pa popullizëm.
“Nuk jetohet nga popullizëm, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane është i një rëndësie strategjike duhet të kuptohet e vërteta që Kosova është produkt i diplomacisë në veçanti i ShBA-ve dhe në këtë kohë të sfidave të eksperimentohet me raportet me ShBA-të dhe shtetet mike është një luks që Kosova nuk e ka”.
“Rekomandimet e shteteve mike duhet të analizohen me pjekuri pa emocione pa popullizëm dhe të jemi në funksion të ndërtimit të fuqizimit të shteti të Kosovës”, u shpreh ai.

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...

































