Sport

Koronavirusi në Itali prek edhe trajnerin e kombëtares, Mancinin

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 06 November 2020

Futbollit italian vazhdimisht po i rritet numri i të prekurve me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Kësaj radhe i infektuar është trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Giovanni Capuano, i cili ka treguar që tekniku italian tashmë është izoluar dhe do të humbas ndeshjet e nëntorit.

-Advertisement-

Italia ka para vetes tri ballafaqime, atë ndaj Polonisë me 15 nëntor dhe kundër Bosnjës me 18 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve, si dhe miqësoren me Estoninë me 11 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera