Sport

Kontroll i ‘shkëlqyer’ i topit dhe një gol i ‘bukur’ nga Asensio në stërvitje me Spanjën (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 10 October 2018

Marco Asensio ishte shumë aktiv në stërvitjet e para të kombëtares së Spanjës për ciklin e ndeshjeve të muajit tetor.

Mesfushori Madrilen i cili ka marrë besimin e plotë të Luis Enriques në kombëtaren e tij dhe të Julen Lopeteguit te Real Madridi, po vazhdon të tregojë aftësitë e tij të një futbollisti me të ardhme përpara.

Gjatë ditës së djeshme, ai bëri një kontroll të shkëlqyer të topit dhe më pas shënoi një gol mjaft të bukur përball De Geas në një ndeshje kontrolluese që po zhvillonte kombëtarja e Spanjës.

-Advertisement-

Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky veprim i Asensios:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera