Konsumimi i frutave arrore mund të ndihmojë tek kanceri i zorrës së trashë

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 26 July 2018
Nëse pacientët me kancer të zorrës së trashë të fazës III hanë fruta arrore rregullisht, ata kanë më pak gjasa për rikthimin e sëmundjes dhe vdekjen, sipas një studimi.
Një studim i udhëhequr nga hulumtuesit në Qendrën e Kancerit Yale në New Haven të Connecticut, i publikuar të mërkurën e kaluar në Journal of Clinical Oncology, thuhet se është i pari që i reflekton efektet e konsumimit të arroreve në kancerin e zorrës së trashë, transmeton koha.net.
Më herët konsumimi i arroreve ka qenë i lidhur me një rrezik më të ulët nga diabeti i tipit 2, sindroma metabolike dhe rezistenca ndaj insulinës – çrregullime këto shpesh të lidhura me kancerin e zorrës së trashë.
“Këto gjetje janë në përputhje me disa studime të tjera vëzhguese që tregojnë se një mori sjelljesh të shëndetshme, duke e përfshirë rritjen e aktivitetit fizik, mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe konsumin më të reduktuar të sheqerit dhe pijeve të ëmbëlsuara, i përmirësojnë rezultatet e kancerit të zorrës së trashë”, tha dr. Temidayo Fadelu, post-doktorant në Institutin e Kancerit Dana-Farberit të Harvardit, në një njoftim për shtyp të Yale. “Rezultatet e theksojnë rëndësinë e theksimit të faktorëve dietikë dhe stilit të jetesës në mbijetesën prej kancerit të zorrës së trashë.”‘
Studimi klinik i përfshiu 826 pjesëmarrës të cilët u përcollën për një mesatare prej 6.5 vitesh pas trajtimit me kirurgji dhe kimioterapi.
Pjesëmarrësit që konsumuan të paktën dy porcione 28 gramëshe me arrore çdo javë e kishin një përmirësim prej 42 për qind në mbijetesë pa sëmundje dhe një përmirësim prej 57 për qind në mbijetesën e përgjithshme, raportojnë studiuesit.
Përveç kësaj, mbijetesa pa sëmundje u rrit me 46 për qind në mesin e nëngrupit të konsumuesve të arrave, të cilët hanin fruta arrore drusore dhe jo kikirikë. Arroret drusore përfshijnë bajamet, arrat, lajthitë, shqemet, dhe arrat amerikane. Kikiriki futet në familjen e bishtajoreve.
Në studimet e mëparshme u konstatua se arroret e reduktojnë rezistencën ndaj insulinës, e cila shpesh është një paraardhëse e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të ngjashme.
“Këto studime e mbështesin hipotezën se sjelljet që ju bëjnë më pak rezistuese ndaj insulinës, duke përfshirë ngrënien e arroreve, duket se e përmirësojnë prognozën në kancerin e zorrës së trashë”, tha Fuchs. “Sidoqoftë, nuk e dimë ende saktësisht për çfarë janë arroret aq pozitive.”
Fuchs vuri në dukje se frutat arrore gjithashtu mund ta plotësojnë urinë në mënyrë më efektive sesa ushqimet e tjera të pashëndetshme. 28 gramë apo rreth 24 bajame janë rreth 200 kalori, duke përfshirë 14 gramë yndyrë.
“Njerëzit më pyesin nëse rritja e konsumit të arroreve do të çojë në obesitet, gjë që çon në prognoza më të këqija”, tha Fuchs. “Por ajo që është me të vërtetë interesante është se në studimet tona, dhe në të gjithë literaturën shkencore në përgjithësi, konsumuesit e rregullt të arroreve kanë tendencë të jenë më të dobët.”
Në një analizë të mëhershme të dietës në të njëjtin grup të njerëzve, studiuesit e gjetën një lidhje të rëndësishme mes konsumit të kafesë dhe reduktimit të përsëritjes dhe vdekjes nga kanceri i zorrës së trashë.
“Fillimisht dhe ajo që është më kryesorja, po flas për shmangien e obesitetit, duke ushtruar rregullisht dhe duke qëndruar larg një ushqyerje me shumë karbohidrate”, tha ai. “Pastaj flasim për gjërat si kafeja dhe arroret. Nëse ju pëlqen kafeja ose arroret, konsumojini ato, dhe nëse jo, atëherë ka shumë hapa të tjerë të dobishëm që mund t’i ndërmerrni”.
Fuchs tha se konsumimi i arroreve mund të ketë po aq ndikim sa edhe ilaçet.
“Në përgjithësi, ne po punojmë për ta aplikuar të njëjtën shkencë rigoroze në kuptimin e dietës dhe stilit të jetesës në popullatën e pacientëve me kancer të zorrës së trashë të cilën e aplikojmë për t’i përcaktuar ilaçet e reja”, tha Fuchs.

Të tjera
-
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në...
-
Lladrovci thotë se zyrtarët e komunës së Drenasit i trajnojnë komunat tjera, përmend shembuj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Kom...
-
Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Trump publikon letrën drejtuar Japonisë dhe Koresë së Jugut/ Nga 1 gushti hyjnë në fuqi tarifat tregtare prej 25%
Dy ditë nga afati i fundit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ng...
-
Imri Ahmeti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit
Imri Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeta...
-
Vdekja e Agon Zejnullahut, Bekë Berisha kërkon hetim urgjent
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për vdekjen e ...
-
Raportohet për ndalimin e pesë zyrtarëve policorë për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan
Klan Kosova ka raportuar se pesë policë janë ndaluar pas vdekjes në rrethana ...
-
“Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arre...
-
Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në me...
-
“Taksa për beqarët”, paralajmërimi i Mickoskit ndez debat në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një debat i fortë publik pas deklaratës ...
-
Miftaraj: 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, pakujdesi dhe amatorizëm
Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi ka reaguar për vdekjen në...
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
36-vjeçari shtetas kosovar dhe i akuzuari i dytë, një 33-vjeçar me shtetësi t...