Lajme

Konkluzionet e Këshillit të BE-së, nuk përmendet liberalizimi i vizave, vetëm raportet me Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 23 June 2022

Zëdhënësi i Këshillit Europian, Barend Leyts, ka treguar se cilat janë përfundimet për Ballkanin Perëndimor të nxjerra nga Samiti i BE-së, ku për Kosovën përmendet vetëm përparimi në dialog ndërsa nuk përmendet liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Express.

Në pikat e nxjerra në përfundime, për Kosovën flitet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe përparimin në dialog. Në këto pika nuk flitet për heqjen e vizave.

“Këshilli Europian riafirmon urgjencën e të bërit përparim të qartë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha bilaterale dhe regjionale, veçanërisht dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në pikën 19.

-Advertisement-

Në pikat tjera nuk përmendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, teksa theksi vihet tek Bosnja e Hercegovina ku kërkohet implementimi i marrëveshjeve dhe reforma elektorale dhe kushtetuese.

Bosnja po pret marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Ndryshe, në Samit, Ukrainës i është dhënë statusi zyrtar i kandidatit në Bashkimin Evropian, pasi u miratua nga 27 liderët e bllokut gjatë një samiti në Bruksel. Moldavisë iu dha gjithashtu statusi i kandidatit ndërsa Gjeorgjia u la në listën e pritjes, në pritje të reformave për të siguruar stabilitetin politik të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera