Lajme

Konjufca pyetet për Martin Berishajn: Drejtësia duhet të thotë që ka bërë krime, pastaj veprojmë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 24 February 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan.

Ai tha se kur kjo gjë të faktohet, institucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij. Ai shtoi se ka kërkuar disa herë evidencë për veprimtarinë e Berishajt, por që tha se ende nuk ka marrë asgjë.

“Jo, duhet me dalë institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Deri atëherë ju ftoj të gjitha faktet me i prezantu, mirëpo në bashkëpunim me të gjitha shtetet që kemi deri tani dhe të gjitha çfarë u kemi kërkuar, diçka që tregon ndonjë evidencë, nuk kemi asgjë deri tash. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të veprojë”, tha ai për EO.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera