Lajme

Konjufca për Masakrën e Mejes: Ta ngritin zërin për drejtësi për personat e zhdukur, jo veç t’i kujtojmë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 27 April 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe së bashku me kryeministrin Albin Kurti, tek përmendorja e dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, shkruan Gazeta inFokus.

Konjufa ka theksuar se është përgjegjësi e institucione që ta ngritin zërin e të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur e jo veç të kujtohen në përvjetor.

“Sot po i përkujtojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Njëri prej krimeve, gjenocidit të Serbisë ishte rrëmbimi dhe zhduka me dhunë e shumë personave. Edhe sot e kësaj dite mbi 1600 mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë e dimë edhe përgjegjësi, por është shteti i Serbisë që po e mban të fshehtë këtë gjë. Neve na mbetet jo vetëm ti kujtojmë por edhe ta ngrisim zëri që fati i tyre të zbardhjet e Serbia të jap llogari e përgjegjësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe të zhdukurve me dhunë, Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për liri”, është shprehur Konjufca./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera